Ariana Grande lançon fondacionin Brighter Days Ahead për shëndetin mendor të të rinjve
Ariana Grande ka njoftuar zyrtarisht krijimin e fondacionit të ri bamirë, Brighter Days Ahead Foundation, i cili synon të përqendrohet në shëndetin mendor të të rinjve, edukimin artistik dhe mbështetjen e komuniteteve. Fondacioni do të operojë përmes katër fonde të ndara, të cilat bashkëpunojnë me organizata të njohura si Lambda Legal, Trans Lifeline dhe Humanity Crew, ndër të tjera.
Fondi “Protect & Defend” do të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, të drejtave civile dhe drejtësisë reproduktive. “Heal & Dream” synon të zgjerojë aksesin në kujdesin shëndetësor mendor dhe të ofrojë mbështetje komunitare. “Seen & Celebrated” do të japë zë historive dhe përvojave të komunitetit LGBTQ+, ndërsa “Emergency Support Fund” do të ofrojë ndihmë të shpejtë për komunitete në situata emergjente.
Në një deklaratë, Grande ka shprehur: “Jam jashtëzakonisht e emocionuar të njoftoj Brighter Days Ahead Foundation. Misioni ynë është të mbështesim, mbrojmë dhe t’u ofrojmë burime miqve tanë më të cenueshëm. Përmes katër fondeve, do të mbështesim organizata të jashtëzakonshme që krijojnë hapësira të sigurta dhe kujdes të nevojshëm për shumë njerëz në këtë kohë.” Ajo shtoi se ka qenë privilegj i saj të kontribuojë në këto çështje në mënyrë individuale dhe tani shpreson të zgjerojë ndikimin përmes strukturës së re.
Emri i fondacionit frymëzohet nga albumi i saj i vitit 2024, “Eternal Sunshine: Brighter Days Ahead”, i cili u lançua në versionin deluxe së fundi të vitit të kaluar dhe shoqërohej me një film të shkurtër. Grande është aktualisht në turne për të promovuar albumin, duke filluar një seri koncertesh në Los Angeles nesër në Crypto.com Arena.
