Djed Spence, i pari mysliman në ekipin e Anglisë për kualifikimet e Botërorit
Thirrja e Djed Spence në skuadrën e Anglisë, e drejtuar nga Thomas Tuchel, për ndeshjet e kualifikimit të Botërorit në shtator, është një moment kulmëror në karrierën e tij, por rëndësia e saj shkon përtej fushës së futbollit. Me këtë thirrje, mbrojtësi i Tottenham Hotspur bëhet i pari mysliman i hapur që merr një thirrje në ekipin senior mashkullor të Anglisë. Nëse do të luajë në ndeshjet kundër Andorrës ose Serbisë, do të shkruajë histori si i pari mysliman që veshë bluzën e “Three Lions”.
Spence, 25 vjeçar, i flet BBC Sport për ndjesinë e tij të papërshkrueshme: “Është një bekim – thjesht mahnitëse. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Lutem shumë dhe i falënderoj Zotin. Në momentet më të vështira të jetës sime, në errësirë, kam besuar gjithmonë se Zoti është pranë meje. Kjo është diçka e madhe për mua, besimi im.” Thirrja në kombëtare vjen pas një kthimi të jashtëzakonshëm në karrierë: ish-i mbrojtës i Middlesbrough-it, i cili u dërgua në huazim tre herë nga Spurs – në Rennes, Leeds dhe Gjenoa – përpara se të përfitojë vendin në ekipin e parë të Tottenham-it në sezonin e kaluar dhe të luajë një rol kyç në fitimin e titullit në Europa League.
Spence deklaron se dëshiron të përdorë historinë e tij si frymëzim për të tjerët, duke u fokusuar në thjeshtësinë e lojës. “Nuk ndjej shumë presion për gjëra të caktuara. Thjesht luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë, jam i lumtur, dhe gjithçka tjetër do të vijë vetvetish.” Sipas tij, “nëse unë mund ta bëj këtë, mund ta bëjnë edhe ju. Jo vetëm fëmijët myslimanë, por çdo fëmijë të çdo feje. Vendosni mendjen në diçka dhe do ta arrini”.
Ky thirrje shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësueshmërinë fetare në futbollin anglez dhe përhap një mesazh pozitiv për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave që mund të hasin.
