Elden Ring vjen në Switch 2 më 28 gusht
Pas një vonese të zgjatur, Elden Ring do të dalë për konsolën Switch 2 më 28 gusht. Versioni “Tarnished Edition” do të përfshijë lojën kryesore dhe zgjerimin “Shadow of the Erdtree”, duke ofruar një paketë të plotë për fansat.
Përveç përmbajtjes bazë, edicioni sjell klasa të reja, armë dhe armatura të shtuar, si dhe mundësi personalizimi për kalin tuaj. Këto elementë do të jenë të disponueshëm edhe në platformat e tjera – PS4, PS5, Xbox One, Xbox Series X/S dhe PC nëpërmjet Steam – megjithatë çmimi i tyre individual ende nuk është i qartë.
Çmimi i paketës për Switch 2 nuk është konfirmuar zyrtarisht, por një listë në Amazon sugjeron një çmim prej 80 dollarësh, i cili përputhet me çmimin e paketës kombinuese për platformat e tjera. Kjo do ta vendosë produktin në segmentin e lojërave premium, duke e bërë atë konkurrues me tituj të tilla si Mario Kart.
Përveç Elden Ring, FromSoftware po përgatit një ekskluziv për Switch 2 me emrin “The Duskbloods”, i cili konsiderohet si pasardhësi frymëzor i Bloodborne-it të vitit 2015.
