I akuzuar ish-pilot i Air Canada për fluturim pa licencë për 16 vjet
Policia rajonale Peel ka ngritur akuzë kundër Geoffrey Wall, 59 vjeçar nga Barrie, Ontario, për kryerjen e detyrës së kapitenit në linjat e Air Canada nga viti 2009 deri në 2025 pa licencë të nevojshme për avionë të mëdhenj komercialë. Sipas hetimeve, Wall ka kryer mbi 900 fluturime brenda dhe jashtë Kanadasë, duke shkelur rregullat e licencimit për një periudhë prej 16 vjetësh.
Air Canada ka konfirmuar se Wall kishte një licencë të vlefshme për pilot comercial, por është ngritur në gradën e kapitenit pa marrë licencën e pilotit të transportit ajror, e cila është e domosdoshme për të udhëhequr avionë të mëdhenj. Pas zbulimit të mungesës së licencës, ai u përjashtua nga detyrat operative dhe çështja u raportua në Transport Canada; Wall nuk është më i punësuar në kompanë.
Policia ka zbuluar anomali në dokumentacionin e pilotit, çfarë çoi në kontaktin e Transport Canada me autoritetet e rendit në fillim të këtij viti. Air Canada ka theksuar se siguria nuk është prekur, duke theksuar se të gjithë pilotët e saj kalojnë trajnime të rregullta çdo gjashtë muaj dhe një kontroll vjetor me një pilot të certifikuar nga Transport Canada. Kompania ka shtuar se licencimi i duhur është një shtresë thelbësore e sistemit të sigurisë në aviacion dhe po e trajton çështjen me seriozitet të plotë, por nuk ka dhënë komente të mëtejshme për shkak të ligjit të privatësisë dhe hetimeve penale në vazhdim.
Përveç akuzave për fluturim pa licencë, Wall është akuzuar edhe për dorëzimin e një raporti të rremë policisë në lidhje me dokumente të supozuara të vjedhura të pilotit, dhe ka marrë një gjobë nga Transport Canada për mungesën e licencës së duhur kapiteni.
