Microsoft premton personalizimin e menusë së klikimit të djathtë në Windows
Menuja që shfaqet kur klikoni me të djathtën në Windows, qoftë në File Explorer apo në Desktop, ka qenë gjithmonë burim frustrimesh. Në Windows 11, Microsoft e ka reduktuar këtë menu me një dizajn më modern dhe më i thjeshtë, por shumë përdorues e gjejnë ende të pakta, pasi shpesh mungojnë funksione të përdorura rregullisht dhe ata duhet të kthehen te menuja e vjetër për të gjetur komandat e nevojshme. Kjo dyfishtësi e bën navigimin të ngadalshëm dhe të ndërlikuar.
Në një postim në X, i kapur nga portal i njohur Windows Latest, Marcus Ash, vicepresedenti i dizajnit dhe kërkimit për Windows + Devices, ka konfirmuar se ekipi i Microsoft po punon në një rifreskim të rëndësishëm të menusë së kontekstit. “Po punojmë për ta bërë menutë e kontekstit më të shpejtë, më të thjeshtë në mënyrë parazgjedhur, dhe të konfigurueshme sipas asaj që përdorni më shumë. Së shpejti do të ndajmë më shumë rreth qasjes sonë,” deklaroi Ash. Nëse kjo do të realizohet, përdoruesit do të kenë mundësinë të përshtatin menuja sipas nevojave të tyre, duke eliminuar nevojën për të kaluar mes dy varianteve të ndryshme.
Sot, për të ndryshuar menunë e klikimit të djathtë, përdoruesit duhet të përfshihen në modifikime të ndërlikuara të regjistrit Windows, ose të përdorin mjete të palëve të treta si Context Menu Manager, të cilat shpesh janë të vështira për përdoruesit e zakonshëm. Një menu e vetme, e personalizueshme, do të thjeshtonte këtë proces dhe do të shmangte problemin e komandave që shtohen nga aplikacione të ndryshme, të cilat aktualisht janë të vështira për t’u identifikuar. Nëse Microsoft do të sjellë këtë funksionalitet, do të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdorimit të Windows-it për miliona përdorues globalë.
